Merr fund “telenovela” Rexhinaldo. Sulmuesi nga Mozambiku ka firmosur para pak minutash me Kukësin e Armando Cungut.
“Panorama Sport” mëson se Rexhinaldo do të regjistrohet nga drejtuesit verilindorë dhe do të jetë i gatshëm në turin e dytë të Chamionsit ndaj Karabakut të Ansi Agollit.
Rreth 6 mijë euro në muaj me gjithë bonuse do përfitojë sulmuesi nga kontrata njëvjeçare me Kukësin.
Sulmuesi nga Mozambiku luan që prej dy vitesh në Shqipëri sezonin e parë me Luftëtarin e të dytin në radhët e Laçit.
Me kurbinasit 28-vjeçari arriti kulmin e tij ku shënoi plot 18 gola në 31 takime, e 3 gola në 5 ndeshje në Kupën e Shqipërisë.
Me afrimin e Rexhinaldos, sulmi i Kukësit duket i plotësuar, pasi trajneri Cungu do të ketë në dispozicion 3 futbollistë, Sebino Plakut, boshnjakun Haris Harba dhe Rexhinaldon.