Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri dhe qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për mospërhapjen e tij.

Një prej tyre është edhe urdhri për të ndaluar të gjithë aktivitetet sportive, duke vënë në rrezik dy ndeshjet e sotme, Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani. “Vip Sport” ka mësuar se këto ndeshje do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Megjithëse vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë është mbyllja e të gjithave aktiviteteve sportive dhe jo vetëm, FSHF dhe qeveria kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të mbyllur ndeshjet e javës së 26 dhe më pas pritet të mësohet sesi do të procedohet me ndeshjet e dy javëve të ardhshme, pasi qeveria ka urdhëruar që ndalesa do të jetë deri më 3 prill.

Kështu, deri në një urdhër të dytë futbolli në vendin tonë do të mbetet pezull. Deri tani janë dy raste të konfirmuara me koronavirus, teksa është njoftuar se pacienti “zero” është djali i ardhur nga Firence më makinën e tij që nga data 26 shkurt, që do të thotë se ai mund të ketë infektuar edhe persona të tjerë, përveç babait të tij. /vipsport/