Ashtu si çdo vit tjetër, edhe sivjet në Shkodër është planifikuar të zhvillohet edicioni i rradhës i Memorialit Ndërkombëtar të boksit. I sivjetmi, “Shkodra 2020” do të jetë i 18-ti rradhazi që Sportklub Vllaznia në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të boksit organizojnë në nderim të ish- boksierëve shkodranë që nuk jetojnë më.

Për sivjet, ky Memorial ishte planifikuar që të zhvillohej në datat 2-4 prill. Por nga sa është bërë e ditur sot nga organizatorët, ai është shtyre për më vonë.

Arsyeja është se sipas vendimit të Qeverisë shqiptare, asnjë aktivitet sportiv nuk do të zhvillohet në vendin tonë të paktën deri më 3 prill. Në këto rrethana, duke qenë se boksierët e shteteve pjesmarrëse do të mbërrinin në Shkodër më datë 2, kjo nuk kishte shumë garanci dhe për këtë arsye, është parë e arsyeshme që më mirë do jetë shtyrja e Memorialit.

Në këtë kontekst, tashmë do të lajmërohet edhe Federata Europiane e Boksit ngaqë siç dihet, Memoriali i Shkodrës është i përfshirë në kalendarin e aktiiviteteve vjetore zyrtare të kësaj Federate. Pritet që ajo të japë aprovimin e saj për këtë shtyrje duke parë situatën e krijuar nga koronavirusi në të gjithë botën.
© shkodrasport.com