Pas ndeshjes se djeshme me Skenderbeun, ekipi i Vllaznise ka marre pushimet per 3-4 dite. Por me pas do t’i rikthehet menjehere stervitjes sepse nuk ka shume kohe ne dispozicion per te pushuar ngaqe kampionati do te rinise shume shpejt, me 13 janar.
Por nderkohe te Vllaznia kane bere gati edhe planin se si do te vijojne pergatitjet. Presidenti Xhaferi diten e djeshme ka bere te ditur se eshte vendosur qe skuadra te stervitet disa dite ne Ulqin te Malit te Zi.
Ende nuk eshte caktuar data perfundimtare por me siguri qe kuqeblute do te kalojne piken doganore te Muriqanit me 3 janar dhe do te qendrojne ne kampingun e vendit fqinj per nje periudhe njejavore ku do te mundohen te zhvillojne edhe ndonje ndeshje miqesore ndonese kjo duket shume e veshtire.
Ne fund te javes se dyte te janarit, Vllaznia do te prese ne “Loro Boriçi” ekipin e Kukesit dhe sigurisht qe do te kerkoje ta nise serish aty ku e la, pas fitores 5-0 ndaj Skenderbeut. Vendi i trete qe mban aktualisht ne renditje eshte detyrim dhe per kete arsye duhen pergatitje sa me te mira per 18 ndeshjet e fundit te kampionatit te rregullt ne menyre qe te siguroje kualifikimin ne “Final Four”./SHKODRA-SPORT.COM/