Mes dilemave per te qendruar ne Amerike prane familjareve te tij apo rikthimit serish tek Flamurtari per te luajtur edhe nje sezon tjeter me te, ka fituar versioni i dyte dhe si rrjedhoje mbrojtesi shkodran eshte rikthyer dhe sot eshte prezantuar nga ana e klubit vlonjat.
Lojtari me shume pervoje qe muajin e ardhshem mbush 33 vjeç do te nise ne kete menyre sezonin e tij te trete me ekipin e Flamurtarit me te cilin ka provuar te luaje edhe ne Superlige, por edhe ne kategorine e dyte dhe tashme do te luaje edhe ne te paren.
Drejtuesit e Flamurtarit besojne ne aftesite dhe pervojen e ketij lojtari dhe i kane kerkuar Olsi Gocajt qe te jete pjese e tyre edhe ne sezonin e ri, me qellim qe ai te kontribuoje ne rikthimin e skuadres serish ne Kategorine Superiore.
Futbollisti shkodran ne fakt kishte menduar ndoshta per t’i dhene fund futbollit te luajtur dhe gjate veres ka qene ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes prane familjareve te tij, por ne fund eshte bindur dhe eshte rikthyer serish ne Shqiperi per t’iu bashkuar edhe njehere tjeter Flamurtarit.
Ai ka qene pjese e tij kur ka rene nga kategoria dhe duket se e ka nje vend per ta ngjitur perseri aty. Kujtojme qe Gocaj ka luajtur shume vite te karrieres se tij me Vllaznine si mbrojtes i djathte, nderkohe qe ka provuar te luaje dhe me Kastriotin dhe Laçin./SHKODRA-SPORT.COM/