Futbollisti i Juventust Miralem Pjaniç përshëndeti tifozët bardhezi pasi mbrëmë ngriti titullin e 36-ë në histori.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, mesfushori boshnjak, i cili do të luajë sezonin e ri me Barcelonën shprehu gëzimin për kapitullin e bukur që ka shkruar me Juventusin gjatë këtyre viteve.
“Vetëm mendimi për më bën të rrënqethem, pork jo mbrëmje mbyll kapitullin tim në Serinë A me Juventusin. Por, ende nuk ka ardhur koha për të dhënë lamtumirën. Për këtë do të pres datën 23 gusht”, shkruan në “Instagram” Pjaniç.
Ai do të shkëmbehet me lojtarin e Barcelonës Artur Melo.