Neymar ka bërë gjithashtu një hap përpara, sikurse bëri babai i tij, në përpjekjen për të mohuar aludimet e minutës së fundit, që e lidhin atë me një rikthim te Barcelona, madje duke supozuar se është vetë futbollisti Brazilian ai që ka kontaktuar me klubin katalanas, duke u lutur të veshë sërish fanellën blaugrana.

Në këtë rast, futbollisti ka qenë më pak eksplicit se përfaqësuesi i tij. Neymar ka postuar tre histori në llogarinë e tij në “Instagram”, në të cilën shfaqet djali i tij me një mimika të ndryshme të fytyrës, shoqëruar me mesazhe në lidhje me lajme të rreme “fake news”.

Të tre mesazhet e bashkuar citojnë: “Këtu po shoh gënjeshtra dhe lajme të rreme, këtu kur nevrikosem me gënjeshtrat, ndërsa këtu kur miqtë fallso vijnë të më flasin dhe unë bëj fytyrën sikur nuk di asgjë”./telesport/