Barcelona dhe Neymar është një histori e cila përsëritet vit mbas viti. Tifozët katalanas e duan rikthimin e brazilianit. Kështu edhe vetë sulmuesi, por jo klubi.
Hansi Flick, ashtu si Xavi një sezon më parë, mendojnë se Neymar nuk e përballon ritmin e kampionatit spanjoll. Ai ka kaluar shumë dëmtime dhe nuk ka garanci për performancat e tij.
Agjenti i Neymar ka përsëritur disa herë se sulmuesi mezi pret të luajë edhe një herë me fanellën e Barcelonës, por klubi katalanas ka një kusht të panegociueshëm.
Gazeta Sport raporton se drejtuesit e Barcelonës i kanë dërguar një mesazh: “Shëno 15 gola me Santosin dhe pastaj do të shohim nëse mund të rikthehesh”.
Po sikur Neymar ta arrijë këtë shifër?