Megi Doçi eshte larguar nga Vllaznia pas 10 sezonesh e gjysem te kaluar me te dhe ka firmosur me Gallatasarajn ne Turqi. Megjithate golashenuesja me e mire e kampionatit shqiptar, autore e plot 700 golave, ende mendjen e ka ne Shkoder.
E kjo duket qarte ne fjalet qe ka zgjedhur per te bere postimin e lamtumires teksa shkruan:
“Të dashura shoqe stafi teknik e drejtues i Vllaznise! Të dashur tifozë!
Ju kërkoj ndjese sepse nuk mu dha as mundesia t’iu takoj dhe falenderoj për gjithçka.
Nuk mund të rrija pa thënë dhe shprehur dashamirësinë dhe ndjenjat e mia për ju.
Shume e vështire për mua të largohem nga familja e Vllaznise.
Une u largova nga nje klub i shkëlqyer kampion, me rregulla, me disipline, me objektiva të qarta, me shoqe që kane punuar pa fund, me trajnerat e palodhur dhe patjetër kontributin e presidentit Lazer Matija ambicioz i cili ngriti gjithçka nga zero.
Egoist, menaxhues i shkëlqyer, pasionant që i jep gjithçka futbollit e Vllaznisë dhe një njeri me zemër të madhe që nuk e njeh dorezimin kurrë!
Shkodra asht me fat që ka një njeri me kapacitet të jashtezakonshëm, dije për t’i dhëne zgjidhje gjithçkaje. Pa ty ëndrrat që ne realizuam s’do ishin bere kurre realitet. FALEMINDERRIT!
Une gjithmone kam qene krenare që kam veshur nje fanelle me peshe si kjo e Vllaznise ku gjithekush ëndërron me fitu tituj. Dëshira ime ishte që emri i Vllanznise të shkonte sa më lart në kupat e Europës.
Pavaresisht që në futbollin shqiptar brrylat nuk na munguan kurrë, si karshi meje po ashtu ndaj ekipit për te na larguar nga trofetë edhe pse i meritonim!
Emocione të papërshkrueshme në çdo ndeshje, çdo duartrokitje të tifozave, çdo gol apo trofe të fituar ku kulmoi me kualifikimin në 1/16 e UWCHL Une erdha si askushi dhe po largohem me duart dhe zemrën plot. Faleminderit!
Këte mesash po e shkruaj me lot në sy. Largohem nga Shkodra krenare për kontributin që kam dhënë, kam lujtur me zemër, me shpirt për fanellën por largim fizikisht sepse Vllaznia asht pjesa më e bukur e jetës sime dhe gjithmone do të jete në zemrën time.
Un ju uroj një rrugetim të shkëlqyer dhe të suksesshëm ashtu siç dini vetëm ju!
KFF VLLAZNIA, një rrugetim me pengesa dhe brryla të pafundme por që gjithmone diti të qëndroje si zonjë e fort në krye të klasifikimt duke fituar gjithçka, me rekorde të pafundme ….
Histori suksesi. MODEL!
Vllaznia histori e një dashurie të madhe.
Një mirupafshim por kurrsesi një lamtumire!