Mbreme i kane shpetuar lot ne momentin e ndarjes me shoket e ekipit, stafin dhe tifozet e Vllaznise. Ndersa sot mbrojtesi Eni Imami permes nje statusi i ka dhene lamtumiren te gjithe shkodraneve.
Duke i falenderuar per perkrahjen, por edhe duke i kerkuar falje per ndonje gabim te bere, por kurre me qellim. Ja çfare shkruan ai:
“Padyshim qe eshte nje nga momentet me te veshtira per nje futbollist kur ndahet nga nje ambjent qe esht pershtatur, ka gjetur dashuri, ngrohtesi, perkrahje, respekt.
Me kete postim qe e zgjodha si me t’ veçantin, dua t’iu them gjithe popullit kuq e blu FALEMNDERIT nga shpirti per çdo gje!
FALEMNDERIT stafit teknik, Thomas Brdariç, Elvis Plori, Safet Osja, Ideal Lekiqi, shokut tim drejtorit Matko Djarmati qe ngulmoi t’ isha pjese e Vllaznise, Znj.Voltana Ademi, Z. Alban Xhaferri, shoket e mire te ekipit qe jane pa perjashtim fantastike!
Krenar qe isha pjes e juaja dhe me falni ne qofte se kam gabuar diku, dikur, por kurre me qellim. Urimet me te mira per ju nga nje “tironc” qe dha gjithçka per te ngrit lart emrin e qytetit te Shkodres”!