Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin dërgoi një video mesazh përshëndetjeje në mbrëmjen gala të futbollit shqiptar. Ceferin tha se Shqipëria ka arsye të festojë, duke parë ecurinë e shpejtë të zhvillimit të futbollit në vend, teksa solli në vëmendje kualifikimin në Europian, por edhe eventet e organizuara nga FSHF.

Mesazhi i plotë i Aleksander Cferin:

Të dashur të ftuar, të dashur miq të futbollit dhe miku im i dashur Armand!

Nëse ndaleni një moment dhe analizoni vitin që po lëmë pas, keni çdo arsye për t’u ndjerë krenarë për veten tuaj. Futbolli në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta me disa arritje të jashtëzakonshme që flasin shumë. Investimet e mençura në infrastrukturën e futbollit po japin rezultate, ashtu si puna e palodhur, vizioni i qartë dhe respekti për futbollin dhe vlerat e tij thelbësore. Kombëtarja shqiptare bëri një fushatë të jashtëzakonshme kualifikuese për në Euro, duke u renditur në krye të grupit përpara Polonisë dhe Republikës Çeke.

Dua të përgëzoj ekipin tuaj për gjithë punën e mirë dhe që i bëri tifozët e tyre shumë krenarë. Ju uroj sa më shumë fat në Gjermani verën e ardhshme. Jam gjithashtu i kënaqur të shoh rritjen e vazhdueshme të futbollit të vajzave, rezultatet solide si në nivel klubesh ashtu edhe me ekipet kombëtare që tregojnë se ju jeni në rrugën e duhur.

Federata Shqiptare e Futbollit është bërë gjithashtu një organizatore shumë e mirë duke mirëpritur mbi 10 turne kualifikues të UEFA-s në të gjitha nivelet e moshave.

Nuk kam asnjë dyshim se turneu Euro U-17 në vitin 2025 do të jetë shumë i suksesshëm, ashtu siç ishte finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2022.

Më lejoni ta mbyll duke ju uruar një vit të ri të mbushur me gëzim, begati dhe suksese, si brenda dhe jashtë fushës së futbollit. Dhe tani shijoni shfaqjen.