Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi permes nje mesazhi te gjate te shperndare ne faqen zyrtare te klubit, ka bere nje bilanc te ecurise se klubit per vitin qe po leme pas, por njekohesisht ka shpalosur edhe objektivat per vitin e ardhshem. Numri 1 i klubit shkodran ka evidentuar sukseset e deritanishme, ndryshimet e pesuara ne te, por njekohesisht ka shprehur bindjen e tij per ta çuar edhe me perpara kete klub qe ka emrin ma te bukur ne bote, Vllazni. Ja mesazhi i plote i tij:

“Me rastin e mbylljes se vitit 2022, kam kenaqesine t’ju drejtohem per t’ju falenderuar për atë çfarë kemi arritur, për t’iu kërkuar mbështetjen e t’gjithëve ju për atë se çfarë duhet t’bajme ma mire dhe sigurisht për t’iu uruar përzemërsisht nje vit sa me te mbare per te gjithe 2023!

Tashmë prej dy vitesh ambicja jone për të rikthyer klubin më të madh në historinë e futbollit shqiptar, Vllazninë, në rikthimin drejt suksesit është bërë një realitet i prekshëm!

Në këtë fundvit natyrshëm te vjen pyetja: E kush do ta mendonte se për vitin e dytë rradhazi do kurorëzoheshim me fitimin e njërit prej trofeve më t’rëndësishëm kombëtar, Kupën e Republikës së Shqipërisë? Vërtet e pabesueshme, nje arritje historike, e pa ndodhur kurrë më parë, që rikthen krenarinë dhe gëzimin e natyrshëm të çdo sportdashësi shkodran brenda dhe jashtë Shqipërisë!

Për vitin e dytë rradhazi rikthehemi të luajmë në turin e dytë të Kupave t’Evropës ku viti 2022 ishte i veçantë pasi morëm përgëzimet nga drejtuesit më të lartë të UEFA-s për organizimin model dhe me standarte të larta sigurie. Falenderimet ma t’përzemërta i përkasin atyre të cilët kanë një meritë të veçantë, tifozave të mrekullueshëm shkodranë që pa diskutim janë ma t’mirët dhe ma t’veçantit në t’gjithë Shqiperinë, kampion në çdo tribunë!

Arritjet dhe sukseset e vitit që po lejm pas vijnë edhe nga Akademia e Futbollit Vllaznia ku ekipi i 17 vjeçarve bëhet fitues i Kupës së Republikës së Shqipërisë si dhe Kampionatit duke na mbushur me besim dhe siguri për t’ardhmen e sigurt!

Si pjesë e suksesit t’familjes së futbollit kuqeblu nuk mund t’rri pa përmend, me mirënjohje dhe shumë falenderime, presidentin e futbollit t’femrave t’Vllaznisë, z.Lazër Matija, arritjet historike të të cilit nga viti n’vit kulmuan këtë vit me pjesmarrjen në grupet e Champions League duke qënë vitrina ma e bukur e Vllaznisë në elitën e futbollit evropian!

Arritja e objektivave sportive nuk erdhi rastësisht por si rezultat i punës dhe përkushtimit të gjithë stafit tone, të trajnerëve dhe lojtarëve të cilët meritojnë falenderimet ma t’përzemërta por edhe fillimit t’ndërtimit të një sistemi ndryshe t’menaxhimit, bazuar n’pervojat ma t’mira t’familjes evropiane t’futbollit! Sigurisht qe kemi shume per te bere perpara dhe per te permiresuar dhe per kete ju siguroj qe po punojme me shume perkushtim

Për herë t’parë, falë bashkëpunimit me kompaninë koreane FitTogether, përveç ekipit t’parë t’futbollit filluan edhe ekipet e Akademis dhe futbollit t’femrave t’perdorin sistemet GPS t’monitormit t’parametrave fizike t’lojtarëve, një indikator mjaft i rëndësishëm që ndihmon në rritjen e cilësisë sportive.

Po ashtu, falë bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë Shkodër arritëm t’bëjmë t’mundun restaurimin e tapetit të fushës sportive “Reshit Rusi” duke krijuar kushte ma t’mira për zhvillimin e aktiviteteve kombëtare, ndërkombëtare si dhe kushteve stërvitore për t’gjitha ekipet e Klubit të Futbollit Vllaznia

Gjithsesi infrastruktura mbetet një nga prioritetet me sfiduese të klubit tonë e cila sigurisht nuk mund të kryhet brenda një kohe të shkurtër por falë bashkpunimit dhe mbështetjes së Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkisë Shkodër si dhe të gjithë partnerëve tanë kemi besimin e plotë se do ia dalim.

Një Klub Futbolli pa financa të shëndosha ngjason me bimën që rritet pa ujë! Prandaj gjatë vitit 2022, punuam fort për të konsoliduar financat e klubit duke synuar drejt stabilitetit dhe qëndrueshmërisë, krijimit të marëdhënieve të besueshmërisë me partnerët dhe sponsorat tanë. Për të dytin vit rradhazi mundi, sakrifica dhe serioziteti i punës sonë u shperblye duke marr nga UEFA lincesimin për pjesmarrjen në Kompeticionet Evropiane!

Gjej rastin ketu te falenderoj partneret tanë kryesorë Federatën Shqiptare të Futbollit, Bashkinë Shkodër si dhe Sponsorin tone gjeneral Hospital One dhe sponcorat kryesore Intersig , Bavaria, Fujifilm, Brother, Albamedia, Abissnet, Proper Pizza, Ujin Qafe Mali, Ujin Mida.
Klubi Futbollit Vllaznia çdo ditë e ma tepër po integrohet në familjen Evropiane të Futbollit. Në vitin 2022 KF.Vllaznia mori pjese si anetare në asamblen e pergjithshme te shoqatën Europiane të Klubeve të Futbollit (ECA) duke krijuar mundësi për shërbime dhe projekte bashkpunimi në të ardhmen.

Gjatë vitit 2022 ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia morën pjesë në turne ndërkombëtarë të organizuar në Kroaci, Bosnje Hercegovinë, Austri dhe Kosovë. Po ashtu në vazhdimësi kemi siguruar pjesmarrjen e ekipeve U-15 dhe U-17 në turneun ndërkombër të futbollit që do të zhvillohet 6-9 Prill në Itali.

Gjatë viti 2022 një vëmendje të shtuar dhe një rëndësi në rritje i kemi dhënë komponentëve të marketingut. Kemi formatuar faqen zyrtare të Vllaznisë në internet si dhe rrjetet sociale të cilat përditësohen rregullisht me lajmet më t’fundit nga Vllaznia duke krijuar një imazh ndryshe ku sportdashësi Shkodran kudo ku ndodhet mund t’marr lajmet në kohë reale!

Për herë t’parë n”stadiumin “Loro Boriçi” u vendosën reklamat dixhitale një hapsirë për mbështetjen e klubit nëpërmjet reklamimit të biznesit.

Gjej rastin t’falenderoj publikisht stafin tonë të cilët në mënyrë të palodhur po kontribojn për ndërtimin e një imazhi të ri!
Përmiresuam dukshëm systemin e shitjes së unformave zyrtare, shitjes së biletave si dhe ofrimit të sherbimeve tregtare brenda stadiumit “Loro Borici”

Po ashtu gjatë vitit 2022, për herë t’parë n’historinë e Klubit të Futbollit Vllaznia kemi rregjistruar logon e Vllaznisë si markë e mbrojtur duke na dhënë mundësinë në rritjen e seriozitetit në punën tonë t’marketingut dhe goditjen e piraterisë qoftë online apo në vendet ku tregtohen në menyrë t’kundraligjshme produktet origjinale me logon e Vllaznisë!

Dëshiroj ta mbyll me tifozerin e mrekullueshme shkodrane të cilës i përulem me shumë respekt dhe mirnjohje ndaj mbështetjes me shpirt ku asnjëherë nuk dijn mu përkul përball vështirsive ekonomike, kushteve atmosferike apo zhgënjimeve t’rezultatve t’padëshirume duke dëshmu me forcë, se janë shpirti, zemra kuqeblu dhe pa as ma tvoglin dyshim një ndër arsyet kryesore që m’jep motivimin e nevojshëm për t’mbështet dashnin e çdo shkodrani, klubin me emrin ma t’bukur e ma domethanës n’bot, VLLAZNIN, n’majat e suksesit.

Perzgjedhja e Uniformes Zyrtare t’Vllaznise me pelqimin e tifozave, mbeshtetja me transport ne çdo transferte, ulja e cmimit te biletave, jane nje nder sukseset e bashkepunimit me tifozat dhe dua t’i garantoj se do mbetemi me sy e vesh hap për te bashkepunu ne te ardhmen sa me afer ne t’mirën e Vllaznisë

Me besimin tek I madhi Zot, me përkushtim, punë dhe sakrificë, do te arrijme tek suksesi.

Urimet me të ngrohta për ardhjen e Vitit të Ri 2023. Paçi një vit me shendet, mbaresi dhe lumture ne familjet tuaja!

I juaji miqesisht
Alban Xhaferi
KF Vllaznia
President”