Në mes kolegësh trajnerë të futbollit dhe sidomos në Shqipëri, rradhë ka solidaritet.

Në shumë raste dikush nxiton t’i zërë vendin tjetrit sapo “fillon t’i rrëshqasë këmba, Në raste të tjera ka nxitim për të kritikuar dhe ulur vlerat e kolegut dhe për këtë arsye, vendosëm të publikojmë diçka ndryshe.

Dy ish- trajnerë të Vllaznisë (kanë bërë rrokadë me njëri- tjetrin vite më parë tek pankina e skuadrës shkodrane) duket se kanë një miqësi dhe respekt maksimal për njëri tjetrin.

Sepse nuk ka si shpjegohet një status i trajnerit Vasil Bici, sot anëtar i KE të FSHF-së për Hysen Dedjen, trajnerin shkodran të Lushnjës.

Ky i fundit deri dje ka qenë në mëdyshme për të vazhduar apo jo punën me këtë skuadër ngaqë rezultatet nuk i ka patur të mira por komenti i kolegut të tij, të lë pa fjalë.

Ja çfarë shkruan Vasil Bici: “Kampionati i fortë ka nevojë për trajnerë të mirë e të kompletuar, ashtu siç jeni Ju miku im.

Trajneri i madh di t’i bëjë ballë vështirësive. Asnjë lëkundje, asnjë tërheqje. Ti do t’ia dalësh”.

Padyshim që Dedja do ta ketë shumë të vështirë për t’ia dalë dhe për të mbajtur Lushnjën në Superligë por mesazhi që përçon Vasil Bici është magjepsës.
© shkodrasport.com