Gafat e Loris Karius në finalen e Champions League kanë bërë xhiron e bitës dhe do të jenë përgjithmonë pjesë e historisë si disa prej gabimeve më të mëdha të historisë së futbollit.
Tani, Manuel Neuer ka dashur të ngushëllojë kolegun e tij nga grumbullimi me kombëtaren e Gjermanisë. “Të gjithëve ne këtu na ka qarë zemra duke parë gabimet e Karius”, ka thënë gjermani.
“Kemi vuajtur bashkë me të, është një situatë e vështirë. Po të isha në vendin e tij do të doja të qëndroja vetëm. Pushimet e verës nuk janë një gjë e mirë. Pas një gabimi kërkon të kthehesh menjëherë në fudhë për të fshirë figurën e keqe”.
Numri një i Bayern i ka bërë një urim të bukur Karius-it. “Është i ri, mund të luajë finale të tjera. Do të kishte qenë e rëndë nëse do të kishte qenë ndeshja e fundit. Shpresoj me gjithë zemër që të luajë ndeshje të tjera të rëndësishme”, ka thënë Neuer./telesport/