Në pjesën e parë dominuan totalisht ndeshjen dhe kjo gjë ndodhi prej mesfushorëve, Boshnjaku, Jonuzi dhe Heric që thyen çdo aksion të kundërshtarit dhe ndërtonin aksionet me lehtësi edhe për faktin se rivali nuk bënte presing.
Madje Heric ishte ai që zhbllokoi sfidën pas shumë tentativave dhe lojës së rrjedhshme në krahun e majtë.Në pjesën e dytë, Kukësi dhe Skënder Gega i morën masat mirë duke bllokuar Boshnjakun me Hasajn dhe situata u ndërlikua pak për shkodranët me golin e barazimit.
Megjithatë, ai që u bë heroi i sfidës ishte sërish një mesfushor: Herald Marku. Këtë herë e nisi nga stoli, por ia doli që në pak minuta të vuloste duelin dhe t’i jepte 3 pikë të arta skuadrës së tij.
Në pritje të rikuperimit të Arralicës dhe që Kaina të gjejë formën, Josa mund ta bëjë gjumin e qetë sepse hallet ia zgjidhin mesfushorët, por për titullin duhen edhe golat e sulmuesve dhe mbrojtja e hekurt. /oversport/