Justin Ferizaj “po e ben rruge” aktivizimin si titullar me ekipin e pare te Shamrock Rovers ne ndeshjet e Conference League, ndonese eshte vetem 17 vjeç. Ai ka luajtur edhe sonte ndaj suedezeve te Djurgarden ne ndeshjen qe sapo u mbyll ne barazim 0-0.

E vlefshme per grupin F te ketij kompeticioni, kjo ndeshje eshte luajtur mbremjen e sotme ne Irlande dhe trajneri Stephen Bradley e ka zgjedhur djaloshin e ri me origjine nga Shqiperia serish si titullar ne fushe qe nga minuta e pare.

Dhe mesfushori 17 vjeçari nuk e ka zhgenjyer duke bere serish nje paraqitje te mire. Ai ka qendruar ne fushe deri ne minuten e 62-te kur eshte zevendesuar nga Jack Byrne duke marre njekohesisht edhe duatrokitjet e publikut ne momentin e zevendesimit.

Fakti qe stafi teknik po i beson vazhdimisht ketij lojtari duke e promovuar edhe ne ndeshje kaq te rendesishme europiane si keto te “Conference League”, tregon me se miri se klubi po investon shume tek Ferizaj dhe me shume siguri do te kerkojne te fitojne jo pak prej tij.

“Shkodra Sport” meson se per Justin Ferizaj kohet e fundit ka patur nje interesim te madh te disa klubeve te njohura angleze dhe nuk perjashtohet mundesia qe ne muajin janar kur ai te beje 18 vjeç, ta shohim duke u transferuar ne njerin prej ketyre klubeve.
Gjergj KOLA

The photo of this article is by Mark McDermott