Mesfushori Arlind Kalaja, nga sot pritet të jetë zyrtarisht lojtar i Kukësit. Futbollisti shkodran ka rënë dakord me drejtuesit e ekipit verior për ta vazhduar karrierën te Kukësi. E ka pohuar vetë Kalaja këtë fakt.
Në zyrat e klubit nënkampion pritet që sot të firmoset kontrata mes palëve dhe të bëhet edhe prezantimi zyrtar i futbollistit që vjen nga shkolla e Vllaznisë.
Kukësi, siç ka pohuar vetë mesfushori, e kishte kërkuar që në janar, por në atë kohë e kishte bllokuar klubi shkodran.
Kalaja ndërkohë ka lëshuar edhe akuza për Vllazninë, duke iu referuar minutazhit të pakët të aktivizimit gjatë sezonit të fundit, duke u shprehur se ka qenë “i persekutuar” në këtë drejtim.
Kjo është lëvizja e parë që Kalaja bën nga Vllaznia, ku është rritur dhe formuar si futbollist. / Vipsport/