Me skualifkimet e Pogbasë dhe Faxholit, Juvja është e detyruar të përforcojë mesfushën, por duhet të ketë kujdes nga Njukasëllit, nëse dëshiron të mbyllë pozitivisht negociatat për blerjen e Kalvin Filips.

Mesfushori i lindur në vitin 1995 që luan edhe për kombëtaren angleze ka shumë kërkesa. Siç raportojnë mediat italiane, “qymyrxhinjtë” nuk e lënë të qetë lojtarin dhe po i ofrojnë Sitit mundësinë për ta blerë atë përgjithmonë.

Filipsi do të preferonte opsionin e Njukasëllët, Siti më pak, duke qenë se nuk do të dëshironte ta shiste mesfushorin në një rivale në kampionat.

Juvja, nga ana tjetër, kërkon një akord huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, që do të kishte ende një shans të mirë për të mbyllur marrëveshjen, me kusht që ta bindin mesfushorin anglez.

EDHE HOJBERG – Sipas asaj që zbuloi “Sky Sport”, Napoli do të ishte i interesuar për Pier-Emil Hojbjergun, por edhe Juventusi.

Për mesfushorin danez, Totenhemi fillimisht kërkoi 30 milionë, por tani do t’i ishte hapur mundësia e një huazimi me detyrim blerje me kushte lehtësisht të arritshme.

Për të 16 prezenca në sezonin aktual me rreth 581 minuta më fushë, çka është sinjal i qartë i aktivizimit të pakët në këtë sezon nga trajneri Postekoglu.