Mesfushori i Barcelonës, Frenki De Jong, ishte një nga objektivat e Mançester Junajtid në merkaton e verës, por holandezi e refuzoi herëpashere gjigantin anglez.
Duket se tashmë 25-vjeçari ka ndërruar mendje dhe është gati të pranojë ofertën e bërë nga “Djajtë e Kuq”.
Siç raportojnë mediat angleze, De Jong i ka thënë Ten Hagut se do të ishte i lumtur t’i bashkohej atij në “Old Trafford”.
Pak ditë më parë u raportua se Mançester Junajtid ka bërë gati plot 200 milionë euro për të transferuar De Jongun dhe Jud Belingham, edhe me sa duket i pari është bindur më në fund.