Interi zhvilloi një sezon të mirë këtë sezon, ndryshe nga vitet e fundit, por sërish kjo nuk mjaftoi duke e mbyllur pa trofe teksa pësoi disfatë nga Sevilja në finalen e Ligës së Europës. Tashmë, në klub pritet të ketë ndryshime dhe trajneri Antonio Konte është me një “këmbë jashtë”.

Kështu, edhe disa lojtarë konsiderohen jashtë projektit, ndërsa një nga ata që duket se do të largohet është Marselo Brozoviç. Kroati ka dhënë sinjale nëpërmjet një debati me një tifoz në rrjetet sociale.

Tifozi i zikaltër siduket i zhgënjyer nga mesfushori shprehet se duhet që ai të largohet pasi nuk është një lojtar cilësor. Ndërkohë, Brozoviç ka dhënë një përgjigje të shkurtër, por që do të thotë shumë. “Të shpresojmë”, shprehet Brozoviç sa i përket një largimi nga Inter. /VipSport/