Mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentancur, është pezulluar me tri ndeshje pas ndëshkimit me karton të kuq në finale të Superkupës së Italisë të dielën.
Bentancur u përjashtua në minutën e fundit në humbjen e Juventusit 3-1 ndaj Lazios në Doha.
Komisioni i Disiplinës i Federatës së Futbollit të Italisë vendosi ta pezullojë atë me tri ndeshje.
Një ndeshje lidhet me dy kartonët e tij të verdhë, ndërsa dy ndeshje të tjera do t’i humbasë si pasojë e sharjeve ndaj gjyqtarit të katërt.
Kjo nënkupton se ai do të mungojë në ndeshjet e Juventusit kundër Cagliarit, Romës dhe Parmës në fillim të vitit 2020.
Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit, Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, janë gjobitur me nga 5 mijë euro secili, për sjellje të pahijshme ndaj zyrtarëve në fund të finales./syri/