Egnatia nuk dëshiron të jetë kalimtare në Kategorinë Superiore, madje synon të dominojë gjatë në futbollin shqiptar, si dhe të shkruajë historinë edhe në Europë.
Kampionët e freskët të Shqipërisë po punojnë me seriozitet për të ndërtuar një ekip që do të synojnë fazën e grupeve në kompeticionet europiane. Klubi rrogozhinas ka befasuar dje teksa ka zyrtarizuar afrimin e Regi Lushkjes. Më poshtë njoftimi i Egnatias:
“Egnatia afron në “avionin e kampionëve” një lider në Abissnet Superligë! “Kampionë”, në “bordin” tonë sapo u bashkua një futbollist lider i Abissnet Superligës.
Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mesfushorin Regi Lushkja.
Welcome Regi Lushkja!”
Sezonin e kaluar futbollisti kavajas ishte pjesë e Tiranës, ndërsa gjatë sezonit 2022-2023 mbrojti ngjyrat e Sherifit të Tiraspolit në Moldavi.