Përkrah trajnerit në konferencë për mediet ishte edhe zëvendëskapiteni i skuadrës, Iuri Tabatadze. 22-vjeçari shprehet se Partizani ka më shumë eksperiencë, por përtej kësaj, Saburtalo hyn për fitore.

NDESHJA

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, të gjithë jemi të mobilizuar. Është një atmosferë shumë e mirë në skuadër dhe do të mundohemi të arrijmë rezultatin që duam. E dimë se nuk do të kemi një ndeshje të lehtë, por do të zbresim në fushë vetëm për të fituar”.

KUNDËRSHTARI

“Partizani është një klub me eksperiencë në kompeticionet europiane. Pothuajse çdo vit luan në Europë. Nuk ka ekip të dobët në Ligën e Konferencës. Ne do të provojmë lojën tonë dhe shpresojmë t’i bëjmë të lumtur tifozët gjeorgjianë”.

NGËRÇI

“Nuk e kemi humbur besimin në asnjë moment. Çdo ekip ka një dështim të vogël herë pas here, ashtu siç ishte periudha e javëve më parë. Kemi shansin të shkojmë në fazën tjetër dhe të kënaqim tifozët tanë, por edhe gjithë gjeorgjianët”, u shpreh Tabatadze.