Kishte udhetuar nga Shqiperia per ne Brazil pikerisht per t’iu gjendur prane ne keto momente te veshtira, me shprese se do ia dilte ta kalonte kete semundje, por nuk ka ndodhur keshtu. Mesfushori brazilian i Vllaznise Hygor Guimarares Goncalvec ka marre nje lajm te keq naten e mbremshme.
Nena e tij ka nderruar jete, pavaresisht perpjekjeve qe bene mjeket per ta shpetuar. Lajmin e ka publikuar vete lojtari ne rrjetet sociale teksa i ka bere edhe nje dedikim shume prekes nenes se tij teksa shkruan:
“Pushofsh ne paqe nene! Do te dua gjithmone. Ti ishe dhe do te jesh gjithmone dashuria ime e madhe. Faleminderit per te gjitha mesimet dhe per formimin e nje personi dinjitoz dhe me karakter. Faleminderit te gjithe miqve qe me derguan mesazh. Me vjen keq qe nuk mund ti pergjigjem te gjitheve tani. Faleminderit per lutjet tuaja.”
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta futbollistit Hygor per kete humbje te madhe!