Vetëm 9 minuta në fushë me Vllazninë (3 ndaj Teutës dhe 6 në ndeshjen e djeshme kundër Dinamos) dhe një gol i shënuar.

Bëhet fjalë për mesfushorin boshnjak, Zinedin Mustedanagiç, i cili dje arriti të realizojë për herë të parë në “Abissnet Superiore”.

Ai debutoi në ndeshjen ndaj Teutës, ku luajti vetëm në tre minutat e fundit, ndërsa kundër bluve u fut në fushë në të 89-ën dhe shënoi në të 96-ën. Mustedanagiç realizoi edhe në kupë dhe tashmë pret më shumë minuta.

Deri para ndeshjes me Dinamon ne fakt ka patur nje dileme nga ana e stafit teknik, nese do te luante Heriç apo Mustedanagiç, por ne fund eshte vendosur per te parin.

Megjithate edhe boshnjaku i dyte nuk zhgenjeu me paraqitjen e tij dhe sigurisht qe per ndeshjet e ardhshme do te kerkoje me shume vemendje nga ana e stafit teknik.