Dje duhej te ishte dita vendimtare per te, por ne fakt nuk ndodhi keshtu. E kemi fjalen per mesfushorin kosovar Eroll Kastrati i cili ndodhej ne prove prej disa ditesh tek Vllaznia.

Te gjithe sportdashesit kane pritur ne fakt ta shohin ne fushen e lojes ne ndeshjen miqesore qe kuqeblute zhvilluan ndaj Beselidhjes (e fituar 2-1 nga kjo e fundit), per te pare edhe cilesite e ketij lojtari.

Por Kastrati nuk eshte shfaqur kund. Kjo sepse 20 vjeçari i rritur ne Belgjike eshte larguar nga Vllaznia para kesaj ndeshje ngaqe nuk ka arritur dot ta binde stafin teknik.

Ne kete menyre, nje nga lojtaret e ardhur per prove largohet shume shpejt, nderkohe qe tjetri ishte sulmuesi i Veleçukut Brajan Shekaj qe luajti disa minuta ndaj lezhjaneve por ende nuk dihet vendimi qe do te marre stafi i Vllaznise per te./SHKODRA-SPORT.COM/