Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enes Çokaj, ka debutuar me fitore te skuadra greke e Panathinaikosit, në sfidën ndaj Asteras Tripoli, që u fituan me rezultatin 1-0. Ishte futbollisti Kantalapiedra, që në minutën e 78-të, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar 3 pikë të arta Panathinaikosit.
Për sa i përket Çokajt, ai u fut në minutën e 90-të në fushë, teksa shpreson që në ndeshjet në vijim të marrë më shumë minuta. Vlen të theksohet fakti se mesfushori koplikas, u transferua pak javë më parë nga skuadra kroate e Lokomotivës së Zagrebit drejt gjigantëve grek të Panathinaikosit.
Çokaj kujtojme qe futbollin e ka filluar me ekipin e Vrakes nen drejtimin e trajnerit Selami Pepaj, me pas ka luajtur per pak muaj me AAS, per te kaluar tek Akademia Vllaznia ku luajti nje sezon me ekipin U15. Me pas do te kalonte ne Tirane ku do te ishte pjese e Shkendise deri ne momentin kur u transferua ne Kroaci.
Eshte shembulli me i mire i sportistit qe fale punes se madhe ne stervitje mund te beje perpara, pa patur njohje, lidhje apo miqesira. Nje rast qe duhet ndjekur edhe nga te rinjte e tjere.