Komëbtarja Shpresa shton radhët e saj me një futbollist i cili është nën vëazhgim nga stafi i Komëbtares A e pritet që shpejt të bëjë debutimin edhe me ekipin e drejtuar nga Edi Reja. Koplikasi Enis Çokaj i është bashkuar sot kombëtares shqiptare U21 dhe do të jetë një element më shumë në dispozicion të Bushit për duelin ndaj Andorrës.
Çokaj ka kaluar dy javët e fundit në karantinë në Kroaci, për faktin se ka qenë në kontakt me persona të infektuar në radhët e skuadrës së Lokomotiva Zagrebit. Si ai, ashtu edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, nuk u lejuan që t’I bashkoheshin përfaqësueses Shpresa ku ishin përfshirë në planet e trajnerit në këtë grumbullim.
Ai mungoi në ndeshjen ndaj Austrisë por ka mbaruar ditët e karantinës dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Andorrës.
Çokaj është një prej lojtarëve që monitorohet nga tarjneri Edi Reja, i cili në miqësoret e muajit mars kishte planifikuar që ta ftonte futbollistin i cili po shkëlqen me fanellën e Lokomotiva Zagreb në Kroaci duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm te ekipi kroat. /vipsport/