Valbona e Tropojes e ka marre shume seriozisht sezonin e ri ne futbollin shqiptar teksa do te kerkoje me insistim te realizoje ate objektiv qe nuk e realizoi sezonin e kaluar, ndonese i shkoi shume prane, ngjitjen ne kategorine e pare.
Per kete arsye, ditet e fundit presidenca e ekipit ka bere realitet afrimin e disa lojtareve cilesore, disa prej te cileve madje kane luajtur edhe ne Superlige. I rradhes qe ka firmosur per Valbonen eshte mesfushori koplikas Ersil Ymeraj.
Siç dihet, ai sezonin e kaluar ka qene pjese e Dinamos duke kontribuar ne ngjitjen e saj ne Superlige ndersa gjate veres ka qene ne kontakt me disa skuadra, por ne fund vendosi t’i bashkohej Valbones, i bindur nga oferta por edhe projekti i drejtuesve.
Interesant eshte fakti se Ymeraj eshte nje futbollist qe ka “shans” dhe i ndihmon ekipet ku luan per ngjitjen nje kategori me lart. E beri kete gje me Erzenin dy sezone me pare kur u ngjit ne Superlige, e beri me Dinamon ne sezonin e fundit dhe tashme do te ndihmoje per ta ngjitur edhe Valbonen ne te paren.
Kujtojme qe pjese e skuadres tropojane ditet e fundit jane bere edhe emra te tjere te njohur si Gerhard Progni, Diogo Da Silva, Kadri Birja, Elvis Kovaçi, Mateus Levendi, Franki Lamçe, Klevis Lushaku, Kristi Joti, Ersi Asllani etj./SHKODRA-SPORT.COM/