Ka kohe qe stervitet me Dinamon, por vetem sot eshte zyrtarizuar si pjese e saj. Mesfushori koplikas Ersil Ymeri per dy sezonet e ardhshme do te jete pjese e bluve te cilet e konsiderojne ate nje perforcim te rendesishem.
Ka qene vete trajneri Dede qe e ka kerkuar me ngulm kete lojtar te cilin e ka patur ne skuader edhe sezonin e kaluar tek Erzeni dhe sebashku ia dolen ta ngjisin ate skuader ne Superlige, por me pas projekti i shijakasve u prish dhe u bashkuan serish por kete here te Dinamo.
Ymeri ka nje pervoje te madhe ne futbollin shqiptar dhe jo vetem e per kete arsye, pritet te jete nje element i rendesishem per Dinamon ne perpjekjet e saj per t’u rikthyer serish ne Superlige. Ja postimi i ketij klubi per kete perforcim:
FC Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen për dy vitet në vazhdim me mesfushorin Ersil Ymeri.
28-vjeçari që numëron disa ekipe në karrierë në Shqipëri dhe Kosovë sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Erzenit.