Valbona kanë nisur punën për t’u përgatitur për takimin e radhës, atë ndaj Gramshit në transferetë. Lidhur me ecurinë e Valbonës dhe takimin e radhës, mesfushori koplikas, Ersil Ymeri, për mediat u shpreh:

“Duhet të ishim të parët në renditje. Në fillimin e fazës së dytë na ‘masakruan’ në Lezhë, gjithsesi do të jemi të parët në fund të kampionatit. Nuk duhet të humbasim asnjë ndeshje, por të marrim maksimumin deri në fund.

Kam shumë besim se rivalët do të humbasin pikë rrugës dhe do të jemi sërish të parët. Në Gramsh shkojmë me synimin për të fituar dhe për këtë do të kemi në dispozicion kohën e duhur.

Valbona është e sigurt që do të ngjitet në Kategorinë e Parë. Në si lojtarë nuk do të lejojmë kurrë që këto shpenzime që klubi ka bërë për këtë qëllim të shkojnë dëm”. Valbona për momentin është e dyta në renditje me të njëjtën kuotë pikësh, 37, me Besëlidhjen e vendit të parë.