Kastrioti nuk ka vetëm afrime, por edhe largime. Në fakt, largimi i mesfushorit koplikas Ersil Ymeri ka qenë i paralajmëruar edhe pak ditë më parë. Për Ymerin ka pasur shumë oferta dhe me sa duket, ai ka vendosur që të zyrtarizojë ndërprerjen e bashkëpunimit ditën e sotme me krutanët që do të jenë sërish pretendentë këtë sezon për t’u kthyer në elitë.
Nga sa bëhet e ditur, për të ka pasur interesime nga Kosova por edhe nga Superiorja dhe pikërisht kjo e fundit e josh për të vijuar karrierën duke qenë se koplikasi është në kulmin e saj. Ymeri spikati me Kamzën në elitë, aty ku ishte titullar dhe më pas iu bashkua krutanëve.
Tashmë, Ersil Ymeri do të provojë një tjetër destinacion të ri, ndërsa pak minuta më parë ka zyrtarizuar edhe divorcin me Kastriotin nëpërmjet profilit të tij zyrtar në “Facebook”.
Ersil Ymeri u largua nga Kastrioti duke zyrtarizuar divorcin ditën e sotme. Por, duket se shkak janë bërë ofertat dhe dëshira që ai ka për të luajtur në elitë. Nga sa bëhet e ditur, shumë shpejt, mesfushori pritet që të firmosë dhe të bëhet me skuadër te re.
Me sa duket, janë Luftëtari dhe Flamurtari, dy ekipe të vonuara në merkato dhe që kanë dëshirë të përforcojnë organikën me lojtarë kualitativë që e kanë ven si synim merkatoje mesfushorin koplikas qe e njeh mirë Superioren pas eksperiencave si titullarë me Kamzën e Kastriotin.
Tashmë, Ymeri është gati që të firmosë në skuadrën e re dhe këtë sezon ta shohim sërish në elitën e futbollit shqiptar.