Pas largimit nga Erzeni, mesfushori Ersil Ymeri nuk ka qendruar shume kohe pa ekip. Kjo pasi prej pak ditesh i eshte bashkuar Dinamos, per te dhene edhe per te njejtin kontribut si per shijakasit sezonin e kaluar, per ta ngjitur ne Superlige.

Drejtuesit dinamovite duke ia njohur mire vlerat ketij lojtari, jane pare te lumtur per “divorcin” e tij me Erzenin dhe kane nxituar ta bejne te tyrin duke qene nje vlere e shtuar per skuadren ne sezonin e ri ne kategorine e pare ku do te bejne çmos per te siguruar menjehere ngjitjen ne Superlige.

Ymeri vjen pas nje sezoni shume te mire te kaluar ne Shijak ku me lojen dhe golat e tij, e ndihmoi Erzenin te ngjitej ne mes ekipeve elitare te futbollit shqiptar. Por ndryshimet e pesuar ne kryesine e klubit sollen nje rremuje te madhe dhe si rrjedhoje ai vendosi te largohej.

Ai tashme do te kerkoje te ndihmoje Dinamon per te njejtin objektiv dhe padyshim qe nisur nga emri qe ka kjo skuader dhe investimi qe eshte bere, nje gje e tille eshte mese e arritshme. Ersil Ymeri eshte nje garanci me shume per arritjen e ketij suksesi dhe trajneri Dede e di mire e prandaj ka tentuar me çdo kusht ta kete ne dispozicion./SHKODRA-SPORT.COM/