Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Çokaj, do të nisë një eksperiencë të re në karrierën e tij. Futbollisti ka firmosur me klubin e njohur grek, Panathinaikos, teksa u prezantua ditën e sotme.
Grekët kanë blerë kartonin e futbollistit shqiptar, Lokomotiva e Zagrebit ka përfituar 1.5 milionë euro nga shitja e kartonit të Çokajt te Panathinaikosi, ndërsa vetë lojtari ka firmosur me grekët një kontratë 4-vjeçare.
Vlen të theksohet se Çokaj ka qenë pjesë e Lokomotiv Zagrebit që nga sezoni 2019-2020, duke qenë pikë fikse e skuadrës që garon në kampionatin kroat të futbollit. Ne fillimet e karrieres se tij mesfushori nga Kopliku ka luajtur me ekipin e Vrakes, per te luajtur me pas nje vit me Vllaznine ne moshen 15 vjeçare para se te kalonte tek Shkendia e Tiranes.
Me kete skuader ka luajtur per tre vite me rradhe dhe me pas ka kaluar ne Kroaci, aty ku shkelqeu dhe si rrjedhoje jo vetem fitoi edhe kombetaren shqiptare por tashme ka realizuar edhe nje transferte shume te rendesishme si kjo tek Panathinaikos.