Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka realizuar golin e parë me skuadrën e MTK Budapest, në takimin që ekipi i tij është duke zhvilluar në transfertë ndaj ekipit të Puskas Akademia dhe deri më tani kanë marrë rezultatin 1-2.
Ndeshja vazhdoi me barazimin pa gola deri në minutën e 33’, kur Futacs do të shënonte në portën e kryesuesve të Nemzeti Bajnoksag I (NB I), ndryshe kampionati kryesor i futbollit hungarez, ndaj Puskas Akademia.
Ndërsa në minutën e 69’ ishte Ramadani ai i cili do të realizonte dhe do t’i dhuronte të dytin gol ekipit, me të cilin u bashkua në verën e vitit 2021.
Megjithatë e shpejtë ishte kundërpërgjigja e vendasve, të cilët realizuan në minutën e 78’ falë golit të Skribek.
Theksojmë se ky është i pari gol që lojtari shqiptar realizon me ekipin e MTK Bundapest, që është duke vuajtur mungesën e rezultateve dhe qëndron në vendin e parafundit të renditjes me vetëm 19 pikë në 20 ndeshje të luajtura, nëse do mundet të mbajë këtë rezultat deri në përfundim të takimit me Puscas Akademia.