Vllaznia eshte shume prane zyrtarizimit te nje tjeter blerje ne merkaton e janarit. Pas Albion Avdijajt, firma e dyte mund te jete ajo e futbollistit nga Togo Elom Nya-Vedji.
Bëhet fjalë për një lojtar tipik krahu, që mund të luajë si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë. Ai ka qene se fundi pjese e ekipit Zeta nga Mali i Zi.
Lojtari ka mberritur ne Shkoder dhe madje sot pasdite ka zhvilluar edhe stervitjen e pare me ekipin e kjo shikohet edhe nga fotot e shkrepura nga fotoreporteri Mikel Thepina.
Elom Nya-Vedji eshte 23 vjeç dhe konsiderohet nje element me vlere pasi ka qene edhe pjese e kombetares se vendit te tij, nderkohe qe tek Vllaznia ai do te synoje te tregoje ate se çfare eshte ne gjendje te beje.
Lojtari mund te prezantohet diten e neserme nga ana e klubit shkodran nderkohe qe pas tij, mund te kete edhe ndonje firme tjeter ne kontrate deri me 31 janar kur dhe mbyllet merkatoja./SHKODRA-SPORT.COM/