Te Kastrioti kanë lënë pas humbjen me Tiranën kryesuese në minutën e 100-të, por me dilemën se nuk kishte ndodhur kurrë më parë që në një takim të Superiores të kishte kaq shumë shtesë.
Krutanët “qajnë” shumë episodet e ndodhura, ndërsa janë të pakënaqur me mënyrën se si arbitrat kanë llogaritur shtesën, jo vetëm në fundin e lojës, por edhe në pjesën e parë. Gjithsesi, kjo humbje në kampin krutan nuk është dramatizuar, pasi përballë kanë pasur ekipin e vendit të parë dhe ata u përballën si të barabartë, duke e pësuar vetëm në frymën e fundit.
Tashmë skuadra e Emiljano Çelës është fokusuar totalisht te ndeshja me Vllazninë, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Për fat të mirë, trajneri do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët. Një rikthim shumë i rëndësishëm është mesfushori Edon Hasani, i cili mungoi për shkak kartonësh ndaj Tiranës.
Me fantazistin shkodran të gatshëm, Çela pritet të bëjë lëvizje në formacion, duke shpresuar edhe te forma në ngritje e sulmuesit nga Mozambiku, Rexhinaldo.
Prania ne fushe e Edon Hasanit padyshim qe eshte nje plus per trajnerin Çela sepse dihen vlerat e ketij lojtari, per me teper qe atij “i ecen” ndaj Vllaznise teksa sezonin e kaluar i ka shenuar nje supergol brenda ne Shkoder.