Liria e Prizrenit e ka marre shume seriozisht ndertimin e skuadres per sezonin e ri ku padiskutim qe do te synoje ngjitjen ne Superligen e Kosoves. Pikerisht per kete arsye ajo po ben disa goditje shume te rendesishme ne merkato. Kujtojme qe kohet e fundit ajo firmosi edhe me dy ish- futbolliste te Vllaznise, pikerisht Jasmin Rraboshten dhe Silvio Zogajn.
Nderkohe firma e rradhes per te ka qene ajo me mesfushorin shkodran Abaz Karakaçi. Ish- kapiteni i Elbasanit sezonin e kaluar qe prej dites se sotme eshte zyrtarisht pjese e skuadres nga Prizreni. Nje gje e tille behet e ditur nga vete klubi ne fjale qe ne faqen e tij shkruan:
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e mesfushorit defansiv, Abaz Karakaçi.
Karakaçi, i lindur në Shkodër dhe i dalë nga akademia e KF Vllaznia, është një lojtar me përvojë të pasur në Superligën Shqiptare, duke luajtur për disa klube të njohura dhe duke u dalluar për aftësitë e tij në mbrojtje dhe zotërimin e topit. Me një lojë të fortë në mesfushë dhe mbrojtje, ai do të jetë një shtesë e vlefshme për skuadrën tonë.
Mirësevjen, Abaz Karakaçi!