Elbasani eshte ngjitur pak dite me pare ne Superiore dhe duket se planet e drejtuesve te ri per sezonin e ardhshem jane shume ambicioze dhe me ide te qarta per te ndertuar nje ekip pretendent. Per kete arsye ka nisur edhe merkatoja teksa kane nisur te lakohen edhe emrat e pare te lojtareve qe mund te veshin fanellen e tij.

Por nderkohe nga Elbasani do te kete edhe largime, madje te rendesishme. I pari qe e ka bere kete gje eshte kapiteni Abaz Karakaçi. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kapiteni përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori shkodran shkruan që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës për shkak të mos rënies dakort për kontratën.

“Nga dita e sotme nuk do të jem më pjesë e ekipit të Elbasanit! Duke mos rënë dakort për vazhdimin e kontratës”, shkruan ai teksa ka postuar një foto gjatë një ndeshje.