Në verë shumë futbollistë nga Superiorja dhe skuadra të Kategorisë së Parë nuk i refuzuan ofertat që kishin nga skuadra të ndryshme të futbollit kosovar. Arsyeja ishin pogat e kënaqshme. Por, duket se tashmë që është mbyllur pjesa e parë, janë disa lojtarë që duket se po bëjnë prapaktheu.

Nje nder keta futbolliste qe zgjodhi te luante ne Kosove kete sezon ishte edhe mesfushori shkodran Ansi Nika. Si ai ashtu edhe Brunild Pepa , i pari mesfushor me tipare sulmuese dhe i dyti sulmues, duket se kanë ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën e Gjilanit dhe do të rikthehen që të vijojnë karrierën në Shqipëri.

Por, ka gjasa që edhe mbrojtësi Endri Magani të rikthehet dhe luajë në Superioren tonë. Për të ka pasur disa oferta, nga ekipe elitare, por edhe nga ato pretendente të Kategorisë së Parë.

Ende nuk eshte e qarte se me cilin ekip mund te vazhdoje te luaje Nika. Para largimit per ne Kosove, ai ka qene pjese e ekipit te Laçit por ka luajtur edhe me Vllaznine, Teuten e Tiranen.