Pas sulmuesit Donat Toma, edhe nje tjeter futbollist i ka dhene lamtumiren sot ekipit te Veleçikut. Behet fjale per mesfushorin Denis Dyca i cili ka zgjedhur te nise tashme nje aventure te re.
Mesfushori 24 vjeçar ka firmosur dhe eshte prezantuar sot tek ekipi i Burrelit, i cili siç dihet ne sezonin e ri do te drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj.
Matjanet kane nder mend te ndertojne nje ekip pretendent dhe per kete arsye po zgjedhin lojtare cilesore per te plotesuar rradhet e tyre ne prag te nisjes se sezonit te ri.
Nderkohe vete Dyca permes nje postimi ne rrjetet sociale, ka falenderuar edhe pjestaret e ekipit te Veleçikut me te cilin luajti ne sezonin e fundit.
“Nga sot pjese e projektit te KF Burrelit. Nje falenderim per drejtuesit e klubit Veleçikut dhe tifozet. Ishte nje sezon shume i vestire dhe plot emocion. I uroj suksese!”- shkruan ai.
www.shkodrasport.com