Mesfushori shkodran Uheid Hoxha nuk do te jete me pjese e ekipit Phoenix. 23 vjeçari ka vendosur te nderprese kontraten me ekipin kosovar dhe tashme do te shohe te gjithe opsionet e merkatos.

Hoxha u transferua ne vere tek Phoenix qe merr pjese ne Ligen e Pare te Kosoves dhe ka qene titullar ne te gjitha ndeshjet e deritanishme duke shenuar edhe 2 gola dhe duke dhene 6 asiste.

Nje forme e tille padyshim qe do te thote shume sepse Uheid Hoxha do te jete nje opsion shume i mire per shume ekipe ne Shqiperi dhe Kosove dhe me siguri qe shume shpejt do te sistemohet ne ndonjerin prej tyre.

Kujtojme qe ky futbollist eshte rritur tek Akademia Vllaznia, me pas luajti per ekipin e Beses nje sezon, per t’u rikthye serish te Vllaznia, ndersa ne sezonin e kaluar ka luajtur me Teuten e Durresit, para se te kalonte ne fillim te ketij sezoni ne Kosove tek Phoenix./SHKODRA-SPORT.COM/