Eshte konsideruar nje nga elementet me me perspektive tek Akademia Vllaznia pak vite me pare, me pas disa zgjedhje ndoshta jo te studiuara mire por edhe nje demtim i rende ne gju e kane penalizuar jo pak. Megjithate se fundi duket se ka filluar serish ngjitja ne karriere per mesfushorin shkodran Enes Papaj.
Diten e djeshme ai ka publikuar nje foto nga prezantimi tek skuadra e re. Behet fjale per “Nuova Florida”, nje ekip italian qe merr pjese ne kampionatin “Eccellenza” te futbollit te ketij vendi. Ne fakt, 20 vjeçari shkodran ka patur disa opsione te tjera per te levizur edhe ne Seria D, por ka shkuar ketu per nje arsye te vetme.
Trajner i “Nuova Florida” eshte ai me te cilin eshte stervitur muajt e fundit tek ekipi “Civitavecchia” dhe ai ka insistuar per ta marre. Kjo ka bere qe Papaj, te beje kete zgjedhje, por me besimin e madh se shume shpejt do t’i ngjise shkallet e karrieres edhe ne futbollin e ketij vendi sepse aftesite dhe cilesite per kete gje i ka.
Per te e rendesishme per momentin eshte te luaje rregullisht dhe te marre minuta, per ta kapur formen optimale qe ka patur perpara nderhyrjes kirurgjikale. Kur te ndodhe kjo, padiskutim qe do te shohim ne fushe nje mesfushor me shume fantazi.
Enes Papaj deri ne moshen 18 vjeçare ka qene pjese e Akademise Vllaznia, me pas kaloi tek Apolonia ku dhe nuk luajti shume per shkak te demtimit qe pesoi. Me pas ka zgjedhur te kaloje ne Itali, aty ku vetem muajt e fundit ka gjetur veten dhe prandaj pritet qe ne sezonin e ri ta shohim duke shperthyer serish./www.shkodrasport.com/