Periudha e janarit është padyshim kohë lëvizjesh për futbollistët pa kontratë, por jo vetëm. Kështu, një prej tyre pikërisht mesfushori shkodran Rigers Xhahysa, pas largimit nga Ada e Velipojës, ka gjetur një tjetër skuadër për të vazhduar karrierën e tij.
Tashmë, ai duket se ka gjetur ekipin me të cilin do të luajë në pjesën e mbetur të sezonit, teksa “Shkodra Sport” ka mësuar se Xhahysa ka rënë dakord me drejtuesit e Tërbunit, ku edhe ka firmosur kontratën e re dhe është bashkuar në stërvitje me këtë ekip prej disa ditësh.
Pjesën e parë të sezonit, ai ka qenë pjesë e Adës së Velipojës, teksa tashmë pas largimit duket se ka gjetur edhe ekipin e ri. Mesfushori shkodran ka spikatur me performancat e tij në vitet e fundit me ekipet ku ka luajtur dhe tashmë ka firmosur kontratën edhe me ekipin e Tërbunit. Madje, ai luajti si titullar edhe në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Orikut në transfertë.
Tashmë, për Rigers Xhahysën nuk mbetet gjë tjetër, por vetëm për të treguar vlerat e tij dhe për të bërë mirë në fushën e lojës me ekipin e ri të Tërbunit, sepse i ka të dhënat si një futbollist me një të ardhme të ndritur.
Maringlen ZHIVANI