Partizani ka “shpërthyer” frikshëm në 24 orët e fundit të merkatos së janarit. Pas Roberto Domingezit dhe Donald Mëllugjës, “demat” kanë arritur marrëveshjen me Edon Hasanin, ish-futbollistin e Vllaznisë, Tiranës dhe Kukësit.

Mesfushori shkodran po rikuperohet nga operacioni në gju në Shqipëri. Duke qenë se mbylli para kohe bashkëpunimin me klubin e kategorisë së dytë në Turqi, Ankara Keçiorenguçunë për shkak dëmtimi dhe përvojës së madhe në Superiore, të kuqtë janë bindur për të afruar 28-vjeçarin, i cili do t’i vihet në dispozion trajnerit Ilir Daja në momentin e parë që do të jetë gati.

Edon Hasani është lojtar që e di se ç’do të thotë të fitosh trofe. Në karrierë, ai ka dy tituj kampionë të Kategorisë Superiore (1 me Kukësin dhe 1 me Tiranën) si dhe një Kupë dhe Superkupë të Shqipërisë me verilindorët.

Hasani vendosi te bashkohej me te kuqte pikerisht diten kur ata luajten ndaj Vllaznise, ndeshje e cila perfundoi ne barazim 0-0 ne “Elbasan Arena”.