Fatjon Andoni ka qenë protagonisti i ndeshjes së të shtunës ku AEL Larisa mundi me shifrat 2-1 Volos. Andoni ekzekutoi saktësisht një penallti duke barazuar shifrat përkohësisht për ekipin e tij.

U duk e çuditshme se si ai nuk dha një mesazh për shqiptarët menjëherë pas golin, duke ditur se klubi i AEL Larisës ka qenë ndër më aktivët për solidaritet dhe mbledhej fondesh për të goditurit nga tërmeti në Shqipëri. Por menjëherë pas sfidës, para mediave ai foli edhe për situatën në Shqipëri.

“Shqipëria është vendi im i origjinës dhe unë i dua njëlloj të dy vendet”, tha Andoni i cili pak kohë më parë ka marrë edhe shtetësinë greke. “Atje po kalojnë një periudhë të vështirë. Ishte një tronditje. Janë të gjithë të bashkuar por jetët nuk kthehen.

Unë do të dëshiroja që t’i vija ktheks ndeshjes miqësore që do të bëjmë me klubin e Teutës. Futbolli është humanizëm. Goli që shënova dhe ndeshja sot ishte për ta gjithashtu, pasi po vazhdojnë të kërkojnë ende nën rrënoja”, tha Andoni. /vipsport/