Vendi i lënë bosh në pankinën e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, pas dorëheqjes së trajnerit Adrian Mikopli, tashmë është plotësuar.

Nga dita e sotme, ky ekip tashmë ka një trajner të ri.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtuesit e Sportklub Vllaznia, sipas të cilëve, pas studimit të shumë kandidaturave, kjo detyrë i është besuar një emri të ri.

Bëhet fjalë për Ermal Krajën. Ai gjatë sezonit të kaluar ka mbajtur pozicionin e zëvendëstrajnerit të ekipit të parë ndërsa në këtë sezon drejtoi ekipin e të rinjve.

Megjithatë nga sot i është besuar një tjetër detyrë shumë e rëndësishme.

Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse detyra e tij tashmë ëshhtë ta rikthejë atë sërish në nivele të larta pas problemeve që ka kaluar kohët e fundit.
© shkodrasport.com