Ashtu si para dy javësh, edhe sot në ndeshjen e rradhës për kampionat, protagonisti kryesor për ekipin e Adës është Ardit Mesi.

Ai ka shënuar të dy golat për skuadrën e tij duke i dhënë fitoren me rezultatin 2-1 ndaj Spartakut.

Takimi i luajtur në “Reshit Rusi” ka patur rivalitet. Ada ka kalaur e para në avantazh me anë të Mesit.

Ka ndodhur kështu në minutën e 37-të ndërkohë që pesë minuta më vonë, ajo ka fituar të drejtën e një 11-metërshi të kthyer sërish në gol nga Mesi.

U duk se fitorja e velipojakëve u vulos këtu por në minutën e fundit të pjesës së parë, Loci për miqtë do të shënonte duke ngushtuar shifrat.

Në pjesën e dytë, pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, nuk do të kishte gol tjetër dhe përfundimisht 2-1 për Adën që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 19 pikëve kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur deri në fund të kampionatit.
© shkodrasport.com