Barcelonës i kanë mjaftuar dy gola për të marrë fitoren e 4-të radhazi në kampionat kundër Selta Vigos në “Camp Nou”.
Ndeshja është mbyllur që në pjesën e parë me golat e Osmane Dembele në minutën e 10-të dhe të përhershmit Lionel Mesi në minutën e 45-të.
Me këtë fitore ekipi i Ernesto Valverde është ngjitur në kuotën e 37 pikëve, 3 më pak se rivalët e tyre më të afër, Atletiko Madrid. Barça e ka mbyllur si kampionë dimri kampionatin dhe luan ndeshjen e radhës më datë 6 janar kundër Getafes.