Mbrëmja e së enjtes ishte befasuese për botën e futbollit, teksa Barcelona njoftoi se Mesi nuk do të vazhdojë karrierën në “Camp Nou”.
Të shumta kanë qenë dilemat për të ardhmen e “Pleshtit”, ndërkohë së fundmi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar se ylli argjentinas do të bashkohet me PSG. Edhe pse numri 1 i katalanasve dëshironte që kapiteni të qëndronte, por se ishte e pamundur, kjo për shkak të problemeve financiare të Barcelonës.
PSG nuk qëndroi duarkryq duke arritur marrëveshje personale me gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”, teksa një gjë e tillë tani konfirmohet edhe nga Laporta.
Fjalët e presidentit të Barcelonës janë marrë nga një video gjatë takimit me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe atë të Juventusit, Andrea Anjeli.
“Mesi do të shkojë te PSG. Unë bëra më të mirën, por Mesi do të shkojë te PSG”, tha Laporta në video.